As an anonymous user, you can only add new data. If you would like to also modify existing data, please create an account and indicate your languages on your user page.

Help:DefinedMeaning/aln

From OmegaWiki
Jump to: navigation, search
Nji DefinedMeaning âsht kombinim mes nji Shprehje dhe nji Përkufizimi.
Shprehja âsht paraqitja e shkrueme që lidhet me nji gjuhë ndërsa përkufizimi âsht përshkrimi i kuptimit të shprehjes me nji apo mâ shumë fjali.
Aktualisht ERM

Nji DefinedMeaning (DM) âsht nji rresht në bazën e të dhânave të OmegaWikit. Për projektin OmegaWiki âsht me rândësi që njerëzit ta kuptojnë çka don me thânë nji përkufizim fiks dhe si funksionon.

Krijimi i nji DefinedMeaning[edit]

Nji DefinedMeaning (DM) merr shprehjen si pikënisje dhe shpjegon konceptin apo nji nga konceptet e kuptimit të kësaj shprehjeje në nji apo mâ shumë fjali; Përkufizimi. Nji DefinedMeaning mundet me u startue në çfarëdo gjuhe, dhe Shprehja e Parë dhe Përkufizimi i Parë do të shêjohen apo tregohen anash në faqen e redaktimit.

Përkthimi i përkufizimit[edit]

Në nji DefinedMeaning mujnë me u ngjitë Përkufizimet e përkthyeme, ku përkthimet duhet me qenë sa ma tekstuale. Idealisht tâna Përkufizimet e Përkthyeme duhet me u përkthy direkt prej Përkufizimit të parë në mënyrë që me mbajtë sa mâ të vogël devijimin semantik.

Formulimi i Përkufizimit[edit]

Në nji DefinedMeaning mujnë me u ngjitë Shprehje tjera, të cilat mujnë me qenë ne cilëndo gjuhë përfshi edhe gjuhën bazë të DefinedMeaning. Shprehjet që i ngjiten nji DefinedMeaning duhet të shprehin kuptimin e definuem me Përkufizimin, ato nuk bân me qenë përkthime të Shprehjes së Parë.

Mundet me pasë mâ shumë Shprehje prej të njêjtës gjuhë (dmth, sinonime). Secila nga këto përputhje mes nji Shprehje dhe nji Përkufizimi mundet me u shêjue si përputhje e mirë apo jo e mirë; dmth., nëse Shprehja semantikisht dhe/ose stilistikisht e mbulon në mënyrë adekuate kuptimin e dhânë.

Nëse përputhja mes nji Shprehje dytësore dhe nji Përkufizimi të Përkthyem për të njêjtën gjuhë âsht e mirë atëherë nuk ka nevojë me shtue edhe ndonji DefinedMeaning tjetër për me shprehë kuptimin e caktuem për atë Shprehje.

Nëse përputhja nuk âsht e mirë, kombinimi i Shprehjes me Përkufizimin mundet me u marrë si nji ApproximatedMeaning (Kuptim i Përafruem); dhe ka nevojë për nji DefinedMeaning të veçantë që i vjen mâ ngat Shprehjes në fjalë. Âsht shumë me rândësi mos me e modifikue Përkufizimin e Përkthyem që me u përputhë ma mirë me Shprehjen në gjuhën e dhânë, meqenëse kjo çon në devijimin semantik. Nëse Përkufizimi nuk e kryen punën e përshkrimit të Shprehjes, duhet me krijue nji tjetër DefinedMeaning, por edhe me u ruejtë origjinali.

Shprehja mundet shlirë me shprehë edhe kuptime tjera dhe duhet me u lidhë me Përkufizime tjera të DefinedMeaning tjera.

Relacionet[edit]

Kuptimet (DefinedMeaning) mujnë me pasë relacione me kuptime tjera, dhe raporti i tyne mundet me u klasifikue si përshembull term mâ i ngushtë, term mâ i gjânë, pjesë e temës etj. Lista e plotë e klasifikimit të relacioneve nuk âsht finalizue ende.

Shfletimi i të dhânave[edit]

Ka dy mënyra me i shfletue të dhânat; mundeni me futë nji fjalë në kutinë e kërkimit; kjo jua kthen informatën nëse âsht aty. Mënyra tjetër âsht tue gjetë relacionet prej nji DefinedMeaning në nji tjetër. Meqë këto relacione duhet të redaktohen.

Shembull[edit]

Fjala German referon në përkufizimin e anglishtes te nji person i kombësisë gjermane. Ajo përkthehet në Deutscher dhe Deutsche. Këto nga ana tjetër janë definue si burrë i kombësisë gjermane gjegjësisht grue e kombësisë gjermane. Të tri DefinedMeanings janë të domosdoshme, fjalët gjermane dhe angleze nuk i kanë kuptimet e njêjta.